
Dy persona kanë mbetur të vdekur ndërsa një tjetër është plagosur si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në lagjen Glifada të Athinës.
Mësohet ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një supermarketi, ndërsa autori ka qëlluar me breshëri automatiku. I plagosuri se është dërguar menjëherë në spital. Ende nuk dihen identitetet e personave dhe autorit.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Nga pamjet e para duket se nuk bëhet fjalë për grabitje.
Lini një Përgjigje