
Një person është arrestuar nga policia pasi është përfshirë në një aksident në rrugën “Myslim Keta” në kryeqytet dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Më pas, i riu është rikthyer në vendngjarje dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit me të cilën u përfshi në aksident.
Në këtë moment kanë ndërhyrë shërbimet e policisë për të qetësuar situatën, por personi me inicialet F. Gj, ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grusht një punonjës policie.
Shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar negativ.
Ai akuzohet për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kanosja për shkak të detyrës", dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".
“Më datë 05.12.2024, në rrugën "Myslym Keta", mjeti me drejtues shtetasin F. Gj., është përfshirë në një përplasje me mjetin me drejtuese shtetasen R. M., dhe më pas shtetasi F. Gj. është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pasi patrulla e qarkullimit ka arritur në vendngjarje dhe ka marrë kontakt me shtetasen R. M., është rikthyer në vendngjarje dhe shtetasi F. Gj. së bashku me mjetin e përfshirë në aksident dhe ka nisur debat me drejtuesen e mjetit.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën, por gjatë ndërhyrjes, shtetasi F. Gj. ka filluar të ofendojë punonjësit e policisë, dhe gjatë përpjekjes për ta neutralizuar, shtetasi F. Gj. nuk i është bindur urdhrave dhe ka goditur me grushte një punonjës Policie.
Më pas drejtuesi i mjetit, shtetasi F. Gj., është shoqëruar në komisariat ku i është bërë testi i alkoolit i cili ka rezultuar:
• Testi i parë: 0.82 mg/l
• Testi i dytë: 0.66 mg/l
• Testi i tretë: 0.71 mg/l.
Në vijim të veprimeve është bërë arrestimi i tij për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Kanosja për shkak të detyrës", dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".
Punonjësi i Policisë, si pasojë e dëmtimeve të marra nga goditjet e shtetasit F. GJ. ndodhet në regjim me raport mjekësor 10 ditor.
Për këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka dhënë njoftim për arrestimin e këtij shtetasi më datë 06.12.2024, në përmbledhjen ditore”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje