TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Dhjetor 2024, 10:53

Aksidenti në Dimal, ndërron jetë në spital pasagjeri; në pranga shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti në Dimal, ndërron jetë në spital pasagjeri;

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e djeshme në Dimal.

Mësohet se 78-vjeçari i cili mbeti i plagosur, ka ndërruar jetë në spital. 78-vjeçari banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip "Seat". Ndërkohë, policia ka arrestuar shoferin 33 vjeç.

"U arrestua në flagrancë shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Dimal, pasi mbasditen e djeshme duke drejtuar mjetin e tij tip "Hyundaj", është përplasur me mjetin tip "Seat", me drejtues shtetasin A. G.,  41 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë në spital shtetasi S. G., 78 vjeç, banues në fshatin Skrevan, Dimal, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip "Seat", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje