TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Tetor 2023, 10:21

Sekuestrohen mallra kontrabandë në vlerë 25 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen mallra kontrabandë në vlerë 25 mijë euro,

Policia e Vlorës godet një tjetër rast të shitjes së mallrave kontrabandë. Në pranga ka rënë një 34-vjeçar, teksa është shpallur në kërkim bashkëpunëtorja e tij.

34-vjeçari dhe bashkëpunëtorja e tij fusnin veshje dhe çanta kontrabandë në vendin tonë dhe më pas i shisnin në pikat e pakicës, ndërsa nuk deklaronin e ardhurat. Veshjet dhe çantat e sekuestruara kapnin vlerën e 25 mijë eurove.

Malli kontrabandë është gjetur gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e 29-vjeçares E.B.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas 3 javësh hetime për një rast në këtë fushë, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar "Tranzit".      

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetases E. B., në lagjen “Uji i Ftohtë”, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje dhe çanta me vlerë 25 000 euro, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasja E. B. bashkëpunonte me shtetasin A. L., për magazinimin e mallrave të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i shitnin me pakicë në mënyrë të kundërligjshme”, njofton policia.

mallra kontrabande arrestim

Lini një Përgjigje