
43-vjeçari Balil Murataj ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ka terrorizuar zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina gjatë gjithë pasdites së sotme. Në ecje e sipër me automjetin e tij, qëlloi disa herë në ajër me armë zjarri.
Pas sinjalizimeve nga banorët policia e Shkodrës arrestoi Muratajn, teksa në ndihmë i shkuan edhe forcat RENEA.
Mbrëmjen e sotme policia ka blinduar Shkodrën dhe ka ushtruar kontrolle të automjeteve në akset kryesore të qytetit.
Mediat bëjnë me dije se kontrollet po ushtrohen në mjete të dyshimta që lëvizin persona me precedent penal apo persona të shpallur në kërkim.
Lini një Përgjigje