TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2023, 15:23

Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i policisë në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i policisë në

Një punonjës policie është pezulluar nga drejtoria vendore e policisë Durrës. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, pretendohet se inspektori I.Ç mori ryshfet nga një qytetar.

Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhu me rastin.

“Menjëherë pas publikimit të një video-je në portalin “JOQ”, nëpërmjet të cilës një shtetas pretendon se i ka dhënë ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore të Kavajës, ju informojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të nenit 222 të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të këtij rasti, punonjësin e Policisë, inspektor I. Ç, me detyrë trupë shërbimi në Policinë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim disiplinor, për sqarimin e rrethanave të rastit dhe të pretendimit të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët dhe median që denoncojnë raste të tilla, si dhe i siguron ata se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës policie që abuzon me detyrën”, njoftoi policia.

efektivi ryshfet pezullim durres

Lini një Përgjigje