TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2023, 10:30

Shiste drogë pranë universitetit, arrestohet 25-vjeçari në Vlorë

Shkruar nga Pamfleti

Shiste drogë pranë universitetit, arrestohet 25-vjeçari në

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se shiste drogë pranë univeristetit në Vlorë.

Sipas policisë, arrestimi u bë në kuadër të operacionit 'Tempulli'. Në pranga ra Emiljano Kananaj.

I riu u kap me 50 doza lënde narkotike gati për shitje.

"Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale. Sekuestrohen 50 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Lini një Përgjigje