
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë kanë mbërritur për t’u njohur me masën e sigurisë Albi Ceno dhe Oltjon Tahiri, të akuzuar për mbajtjen me forcë dhe përdhunimin e 26 vjeçares pak ditë më parë në Vlorë.
Seanca gjyqësore drejtohet nga Hektor Sinanaj. Do të zhvillohet dhënia e masës së sigurisë edhe për Gentjano Mehmetin i cili vazhdon të jetë në arrati por edhe për personin e katërt të përfshirë në krim, i cili vazhdon edhe ai në arrati.
Seanca po zhvillohet teksa seanca nën masa sigurie. Prokuror i çështjes është Olsi Vasil ndërsa për të katër shtetasit kërkon arrest me burg.
Dje Policia ka proceduar penalisht një 57-vjeçar për kërcënimin ndaj gazetares që tregoi skandalin me përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë.
Afrovita Hysaj, referuar edhe burimeve zbuloi se kishin qenë 4 persona dhe jo 3 që kishin marrë pjesë në këtë ngjarje tronditëse.
Njëri prej tyre ishte i biri i një pronari televizioni në qytetin e Vlorës. Pas denoncimit të gazetares, babai i një prej të dyshuarve për përdhunim dhe njëherësh pronari i televizionit ka kërcënuar gazetaren Afrovita Hysaj.
“Je në gjak me mua”- e ka kërcënuar personi në fjalë gazetaren Hysaj.
Ndërkohë dhe website i këtij televizioni ka përdorur një gjuhë fyese ndaj gazetares me etiketime denigruese. Ndaj kësaj ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve shqiptarë duke e konsideruar një akt të rëndë.
Vetë policia ka reaguar duke thënë se ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar për përdhunimin e 26-vjeçares në Vlorë, duke pranuar se ishin 4 persona.
Lini një Përgjigje