
Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka treguar njohjen e tij me Talo Çelën dhe Erion Alibejn.
Dumani është shprehur se Çelën e ka njohur në vitin 2010 nga Ilirjan Feci, teksa njohje ka pasur edhe me dy vëllezër të tij. Dumani tha se kontakte kishte kontakte edhe me të vëllanë e Talo Çelës, Bujar Çela, i ekzekutuar në shtator 2020.
“Talo Çelën e kam njohur në vitin 2009 ose 2010 nga Ilirjan Feci. Kam qëndruar tek shtëpia e Talos dhe ai tek shtëpia ime. Kam njohur dy vëllezër të Talos. Deri në 2019 kam patur marrëdhënie të mira më Talo Celën.
Kam patur kontakte edhe me vëllain e tij, Bujar Celën, në shtëpi e kam takuar vetëm në 2013 më pas në një lokal. Bujari i shërbente Talos, bënte takim ne emër të tij e ndihmonte për çdo gjë”, tha Dumani.
Ndërsa të penduarin tjetër të drejtësisë, Erion Alibej, Dumani deklaroi se e ka njohur në 2020 dhe se me të ka marrëdhënie shoqërore.
“Erion Alibejn e kam njohur në 2020. Kam krijuar marrëdhënie shoqërore. Unë shkova të takoja Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time”, kështu mësohet të jetë shprehur në seancën gjyqësore që po zhvillohen në GJKKO, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani.
Ai tregoi se pse Erjon Alibej kishte kërkuar takim me të dhe planet për të eleminuar kundërshtarët.
“Elio Bitri më ka njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kërkonte të më takonte. Dhe Elio me tha që Erion Alibej ka rënë në gjurmët tuaja që vëllai im ka qëlluar në drejtim të vellait të Alibejt dhe familjes së tij. Në shtëpinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan Spahiun, njëri i afërm i Erjon Alibejt për të sqaruar që nuk isha unë personi që ka qëlluar në drejtim të vellait të tij dhe familjarëve
Kur kam takuar Erjon Alibejn nuk shkuan për të bërë pazare për vrasje. Unë shkova të takoja Erion Alibejn për të negociuar për të vrarë Talo Çelën dhe Altin Ndocin, nuk doja t’i vrisja këta me dorën time. Doja t’i vriste Erjoni me njerëzit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm të dy që të eleminonim kundërshtarët”, tha ai.
Lini një Përgjigje