TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shkurt 2025, 08:33

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati në Orikum

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthim me lëndë plasëse pranë një pallati

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një ngushticë pas një pallati në qytetin e Orikumit.

Sipas policisë, shpërthimi se ka ndodhur rreth orës 03:15, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.

"Orikum/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 03:15, në qytetin e Orikumit, në një ngushticë pas një pallati, ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë dëmtuar dy xhama të pallatit në katin e parë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar", njofton policia.

Lini një Përgjigje