
Oklend Berberi, 36 vjeç, është shqiptari që është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, si i dyshuar për një seri vjedhjesh në Greqi. Madje policia greke kërkon ndihmën e publikut që të denoncojë nëse ai është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.
Sipas policisë greke, Oklend Berberi, 36 vjeç, është arrestuar në 5 shkurt 2025 si autor i vjedhjes së kuletave të pasagjerëve në Tramvaj në Nea Smyrni, në datat 28 janar dhe 4 shkurt.

Ai rezulton i proceduar edhe më parë për vjedhje nga policia greke.
Sipas policisë, “duke qenë se vepra penale e mësipërme cënon interesin legjitim të pasurisë, ky zbulim specifik, në përputhje me Urdhrin e Prokurorit përkatës, synon të hetojë, zbulojë ose ndjekë penalisht krime të natyrës së ngjashme që janë kryer nga i pandehuri ndaj viktimave të tjera dhe të parandalojë një kërcënim për sigurinë publike në lidhje me krimet e mësipërme”.
Lini një Përgjigje