
Tre persona janë vë në pranga mbi plagosjen e pak ditëve më parë, ku u sulmua me armë i afërmi i kreut të Bashkisë Kukës.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës bën me dije se ka kërkuar dhe arritur arrestimin e tre personave nën akuzë për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Përkrahjes së autorit të dyshuar për një krim”.
“Arrestimet u realizuan si pjesë e hetimeve lidhur me një ngjarje të rëndë, e cila ka ndodhur në qytetin e Kukësit më 19 shkurt 2025, ku shtetasi Elvis Halilaj, kushëriri i Kryetarit të Bashkisë Kukës Albert Halilaj, u plagos me armë zjarri gjatë një konflikti. Hetimet e Prokurorisë, në bashkëpunim me forcat operacionale të Policisë së Shtetit, çuan në arrestimin e tre të dyshuarve:
Zenel Muçmata, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë, si dhe “Armëmbajtje pa leje”. G. P., i dyshuar për “Përkrahje të autorit të dyshuar për një krim”. E. A., gjithashtu i dyshuar për “Përkrahje të autorit të dyshuar për një krim””, tha policia.
Sakaq, hetimet për këtë rast vazhdojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të dokumentuar veprat penale të kryera.
Ngjarja dyshohet se ndodhi për motive politike. Autori i plagosjes, Zenel Muçmata, drejtor në bashki prej disa kohësh, njihet si krahu i Shalsit dhe ka një hotel në Kukës ku është akomoduar edhe Shalsi. Por ditën e mërkurë, tensionet janë përshkallëzuar dhe njerëzit e Albert Halilit kanë dhunuar barbarisht Muçmatën, të cilin e kishin shkarkuar para një jave nga detyra.
Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e “Pamfletit”, në degën e PS-së në Kukës kanë plasur konfliktet prej javësh. Në dhjetor Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, vendosi të reformojnë degën. Dy bashkëkryetarët e degës Anila Sokoli dhe Besmir Lamallari janë larguar nga drejtimi i PS Kukës. Në këtë post është deleguar kreu i bashkisë Albert Halilaj. Mirëpo një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi. Vetë socialistët janë ngritur kundër një lëvizje të tillë. Por sipas burimeve, tensionet janë shtuar dhe pas mbërritjes së Eduard Shalsit si drejtues qarku në mes të janarit. Edhe Shalsi ka dalë kundër drejtimit të degës nga kreu i Bashkisë duke provokuar tensione.
Lini një Përgjigje