TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2025, 18:38

Policia reagon për vrasjen në Laç: Autorët ende të paidentifikuar, 4 grupe të Forcave të Sigurisë në terren

Shkruar nga Pamfleti

Policia reagon për vrasjen në Laç: Autorët ende të

Policia ka reaguar zyrtarisht për të shtënat me armë zjarri në Laç. Sipas saj, viktimë është një 67-vjeçar, teksa mbeten të pa qarta rrethanat e krimit. Policia ka nisur kërkimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D., 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e tyre dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkaq shërbimet e policisë po vijojnë kontrollet dhe në grupin e ndihmës së Sigurisë kanë kaluar katër njësi të Forcave Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje