
Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, e cila ndodhi 3 ditë më parë në Shkodër, një fëmijë 3 vjeçar humbi jetën dhe motra e tij e mitur, 7 vjeçe, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mjedë, ndërsa mjekët dyshojnë se fëmijët janë intoksikuar nga një ilaç kundër minjve.
Nga të dhënat e para mësohet se prindërit kishin kryer spërkatjen e një magazine me këtë substancë toksike, ndërsa kishin me vete edhe fëmijët. Mendohet se ata mund të kenë thithur ose kanë pasur kontakt me helmin, duke shkaktuar simptoma të rënda që çuan në tragjedinë fatale.
Sipas Spitalit Rajonal të Shkodrës, fillimisht familjarëve u ishte sugjeruar që fëmijët të qëndronin në observacion, por prindërit kishin refuzuar dhe i kishin marrë në shtëpi. Të nesërmen, kur gjendja e tyre u përkeqësua, fëmijët u rikthyen në spital, por për 3-vjeçarin ishte tepër vonë, pasi raportohet se ndërroi jetë rreth 10 minuta pas mbërritjes në spital.
Ndërkohë, motra e tij vazhdon trajtimin në QSUT në gjendje të rëndë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të konfirmojë shkakun e saktë të helmimit.
Ndërkohë, Policia në një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen bën të ditur se po heton ngjarjen.
“Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.
Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Lini një Përgjigje