TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Shkurt 2025, 16:48

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, policia reagon pas dy ditësh: Vijojnë hetimet për shkaqet

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër, policia reagon pas dy

Policia ka reaguar për ngjarjen tragjike në Shkodër ku një fëmijë 3 vjeç ka ndërruar jetë. Ndërsa motra e tij 7 vjeç është në gjendje kritike. Edhe pse ngjarja ka ndodhur që të shtunën, policia ka reaguar vetëm pas bujës në media. Ajo bën me dije se ka nisur hetimet bashkë me prokurorinë për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Më datë 21.02.2025, shtetasi S. H. ka dërguar për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër, 2 fëmijët e tij, vajzën 7 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, të dyshuar me virozë stine. Pas mjekimit, shtetasi S. H. dhe 2 fëmijët janë larguar në banesë.

Për shkak të rëndimit në gjendjes shëndetësore të fëmijëve, në banesë, më datë 22.02.2025, shtetasi S. H. i ka dërguar përsëri 2 fëmijët për mjekim në Repartin e Pedriatrisë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa 7-vjeçarja u dërgua në QSUT, për mjekim të specializuar.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 3-vjeçarit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje