
Nga kqyrja e trupit të viktimës dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se ka një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli në fshatin Zhejë të Kurbinit, ditën e djeshme.
Mësohet se 67-vjeçari është qëlluar 6 herë me pistoletë, ndërsa janë shoqëruar në polici 10 persona. Policia ende nuk ka arritur të bie në gjurmët e autorëve të këtij krimi.
Personat e pyetur janë kryesisht banor të zonës, por dëshmia e tyre nuk e ka ndihmuar grupin hetimor për zbardhjen e ngjarjes.
Dy pistat kryesore të hetimit nga uniformat blu janë ajo e gjakmarrjes dhe një konflikt për pronën. Bëhet me dije se 67-vjeçari po hapte një tokë në zonën e pyllëzuar ku edhe u gjet i vrarë në fshatin Vilëz.
Ndërkohë që prej mbrëmjes të së hënës, policia po monitoron të gjithë masivin pyjor përreth vendit të ngjarjes, në kërkim të autorëve dhe ndonjë gjurme të lënë prej tyre.
Nga kqyrja e trupit të viktimës dhe ekspertizes mjeko-ligjore rezulton se ka një plumb në kokë dhe disa të tjerë në gjoks, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete.
Viktima u gjet nga dy banorë të zonës që po zbrisnin poshtë nga mali të cilët konstatuan 67-vjeçarin të shtrirë dhe njoftuan policinë.
Familjarët kanë dëshmuar se viktima kishte folur me të vëllanë që ndodhet jashtë vendit rreth orës 16:00 të pasdites dhe mendohet se krimi të ketë ndodhur vetëm pak minuta më vonë.
Grupi hetimor ka sekuestruar telefonin e viktimës si dhe po bën këqyrjen e mjetit të 67-vjeçarit. Pista kryesore e vrasjes dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi dy djemtë e 67-vjeçarit të vrarë, Enrik Mamli, dhe Tom Mamli, kanë vrarë në vitin 2015 një person të quajtur Naim Tafa në Mamurras. Në atë kohë të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë të cilët gjendeshin rastësisht në vendngjarje.
Si ndodhi ngjarja në Mamurras në 2015?
Sapo është kthyer në Mamurras, ish-i dënuari Naim Tafa ka hyrë në bisedime me Dorian Mamlin, kushëri i autorit të ngjarjes, por edhe mik i viktimës, në mënyrë që t’i mundësonte një takim me Enrik Mamlin.
Tafa kërkonte nga Mamli 250 mijë euro, që ai ia kishte borxh që nga koha kur ata punonin bashkë në Itali, pak para se viktima të arrestohej.
Sipas të njëjtave burime, kjo shumë ishte përfituar nga viktima e autori, që dyshohet se ishin pjesë e një rrjeti të shfrytëzimit të prostitucionit atje.
Tani që kishte përfunduar burgun në Itali dhe ishte kthyer në Shqipëri, Tafa kërkonte paratë që pretendonte se i përkisnin atij, duke qenë se kishte bërë edhe burg për këtë arsye.
Duke dashur që konflikti të zgjidhej pa gjakderdhje, Naim Tafa ka tentuar të ndërmjetësojë me anë të mikut të tij, Dorian Mamli, duke i kërkuar që të bindte kushëririn e vet, Enrikun, për një takim me të. Por duket se kjo nuk është pranuar nga autori i ngjarjes, i cili madje është konfliktuar edhe fizikisht me kushëririn e vet 31-vjeçar.
Lini një Përgjigje