
GJKKO vendosi 24 masa sigurie ndaj anëtarëve të stafit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, pas një hetimi të zhvilluar nga SPAK. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, por mësohet se 5 masa janë arrest me burg, 10 arrest shtëpie dhe 9 të tjera detyrim paraqitjeje.
Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit. Masat janë firmosur nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Ndërkohë që janë publikuar emrat e disa prej personave të arrestuar.
Arrest me burg:
Edmond Tërthorja, administratori
Amarildo Lleshi, përgjegjësi juridik i UBT
Mehmet Qoshja,
Altin Murto,
Piro Zoga,
Arrest në Shtëpi:
Agim Sefa,
Arjan Buliqi,
Serafin Skënderi
Ilir Kusi
Dritan Laçi
Azem Parllaku
Artur Koleci
Radion Dhromi
Blenard Spaho
Tedi Proda
Për dy zëvendës rektorët, Ilir Kapajn dhe Romina Koton, është caktuar masa detyrim paraqitje. Dyshohet se ata janë përfshirë në tenderë të ndryshëm dhe hetimi i nisur që në vitin 2022, ‘i nxori zbuluar’.
Lini një Përgjigje