
1.2 milionë euro pasuri e paluajtshme i janë sekuestruar një 42-vjeçari në Tiranë,
SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë 1.2 milionë euro, që dyshohet se vinin nga veprimtari kriminale.
Sipas policisë, pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të 42-vjeçarit Erjon Kasmi.
Pasuritë e sekuestruara janë një apartament, 2 vendparikem për automjete dhe një subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se vinin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.
“Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GJKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, (Erjon kasmi), banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Sekuestrimi i pronave u bë me vendim të GJKKO, e cila e ka dënuar Erjon Kasmin me 11 vite burg, pasi e shpalli fajtor si organizator të skemës mashtruese të call center.
"Finalizohet operacioni policor i koduar “Fraud”, për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga krimi. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë, në drejtimin e SPAK.
Sekuestrohen 4 pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 200 000 euro, të një shtetasi me precedent për mashtrim kompjuterik në bursa.
Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 aparament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa. Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme", njofton policia.
Lini një Përgjigje