TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Qershor 2026, 11:50

Vrasjes makabre e Eglant Koçit, zbardhen detaje të reja për Armand Shakaj; pista kryesore transfertat në kriptovaluta

Shkruar nga Pamfleti

Koçi ishte zhdukur që prej 4 qershorit, pasi u mor peng dhe u ekzekutua nga shoku i tij, 41-vjeçari Armand Shakaj, i cili vijon të jetë në kërkim.

Vrasjes makabre e Eglant Koçit, zbardhen detaje të reja për
Viktima dhe autori i dyshuar

Hetimet për vrasjen e dyshuar të Eglant Koçit po vijojnë, ndërsa i dyshuari kryesor, Armand Shakaj, mbetet ende në arrati.

Ai është raportuar se është parë në disa raste në rrugët e Tiranës, por ka arritur t’i shmanget policisë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Prokuroria e Tiranës ka ndërmarrë një hap të ri në kuadër të hetimeve, duke kërkuar nga Gjykata Penale leje për këqyrjen e katër kompjuterëve të sekuestruar në zyrën e të dyshuarit për vrasje.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me një konflikt të mundshëm të ardhur nga transfertat në kriptovaluta, aktivitet me të cilin viktima, Koçi, dyshohet se ishte marrë prej kohësh.

Megjithatë, deri më tani, të dhënat e mbledhura tregojnë se Koçi kishte të ardhura të kufizuara dhe bënte një jetë të thjeshtë e pa ekspozim të madh financiar.

Vrasja e të riut dhe pistat e hetimit

Armand Shakaj, i shpallur në kërkim si autor të dyshuar për zhdukjen e mikut të tij të ngushtë, Eglant Koçi, dyshohet se ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit mendohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, drejt zonës së Ibës.

Sipas hetuesve, kjo manovër është kryer për t’iu shmangur kontrolleve rutinë të policisë dhe për të mos ngjallur dyshime gjatë lëvizjes së automjetit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 6 qershor.

Nga verifikimet e kamerave të sigurisë rezulton se trupi i Koçit mund të jetë mbajtur në automjet për rreth një ditë e gjysmë, pasi kontaktet e fundit të tij me familjarët datojnë më 4 qershor.

Policia ka identifikuar dhe marrë në pyetje drejtuesin e karrotrecit. Sipas dëshmisë së tij, automjeti i Shakajt është transportuar pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi ky i fundit i kishte thënë se makina kishte pësuar defekt. Dëshmitari ka deklaruar se pas dorëzimit të mjetit është larguar dhe nuk kishte asnjë dijeni se çfarë mund të ndodhej në brendësi të tij. Ndërkohë, në ambientet e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Eglant Koçi, ekspertët kanë konstatuar gjurmë mbetjesh baruti.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i tij është zbuluar në një zonë rurale mes Tiranes dhe Elbasanit.Dyshohet se është trupi i pajetë i të riut është hedhur në një humnerë fshatin Cerujë, ndërsa ka qenë një dron i policisë që e ka lokalizuar.

vrasjes makabre të eglant koçit

Lini një Përgjigje