TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 10:28

RENEA “blindon” Vlorën, kapet një tjetër person i rrezikshëm; i bëri rezistencë policisë

Shkruar nga Pamfleti

RENEA “blindon” Vlorën, kapet një tjetër person i

Mbrëmjen e djeshme forcat të shumta policie dhe ato RENEA blinduan qytetin e Vlorës në një aksion për kapjen e personave problematikë.

Mësohet se janë shoqëruar pesë persona, ndërkohë është zbardhur identiteti i dy prej tyre. Bëhet fjalë për Bruno Shehun dhe Sentiljano Basho.

Ky i fundit është vëllai i një prej personave problematik të njohur të Selenicës, Tesi Basho, i akuzuar për një sërë krimesh në Itali dhe Shqipëri. Tesi Basho është dënuar me burg përjetë edhe në Itali për drogë, për armë dhe  falsifikime. Janë sekuestruar dy armë zjarri tip pistoletë dhe po verifikohen se kujt i përkasin këto armë.

Mësohet po ashtu se në momentin e ndërhyrjes, të ndaluarit kanë patur një rezistencë ndaj efektivëve të cilët ishin veshur civilë, por jo ndaj RENEA-s, e cila ka vepruar menjëherë duke bërë shoqërimin e tyre për në komisariatin e Vlorës.

“Kanë qenë të pestë në të njëjtin ambient. Ne kemi informacion se kanë pasur rezidence ndaj Policisë. Dyshohet se mund të jetë pasur një rezistencë ndaj efektivë që ishin civilë, por jo ndaj RENA-s”, tha ai.

Lini një Përgjigje