TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 07:17

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, ndalohet vëllai i 'të fortit' të Selenicës; policët numërojnë lekë në vendngjarje

Shkruar nga Pamfleti
RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, ndalohet vëllai i 'të
Aksioni i FNSH në Vlorë

Forcat RENEA kanë blindur Vlorën mbrëmjen e së dielës,  gjatë një aksioni që vijoi për disa orë.

RENEA kreu kontrolle në disa zona të qytetit bregdetar, ndërsa 5 persona u shoqëruan në bulevardin Vlorë-Skelë.

5 të shoqëruarit e armatosur u kapën në një lokal, ndërsa ishin survejuar nga agjentët civilë, më të cilët edhe u konfliktuan.

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, ndalohet vëllai i 'të

RENEA ndaloi edhe vëllanë e ‘Tesit të Selenicës’, i ashtuquajturi edhe i forti i kësaj zone. Bëhet fjalë për Satilno Bashën, një eksponent edhe ky i njohur nga forcat blu. Santilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për 'shtrëngim me dhunë për dhënie  pasurie'. Dyshohet se kërcënoi dajën për ti marrë para. 

Gjatë opercionit janë sekuestruar dhe dy pistoleta. Ende nuk dihet se kujt i përkasin armët e gjetura nga forcat e RENEA-s, pasi janë gjetur në lokalin ku ishin të shoqëruarit.  

Gjithashtu, policët janë parë duke numëruar para në vendngjarje.

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, ndalohet vëllai i 'të

Kush është Tesi Basho? 

RENEA dhe FNSH aksion në Vlorë, ndalohet vëllai i 'të

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë. Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimit e tij pas tërmetit që "shkundi" Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelia u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese. Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019. 

Krahas forcave RENEA edhe blutë e Vlorës në bashkëpunim me FNSH janë duke kryer kontrolle në saj të megaoperacionit antidrogë ‘Tempulli’. Në saj të këtij operacioni nga u lëshuan 90 urdhër-arreste janë ekzekutuar 69 dhe 21 janë ende në kërkim.

aksion në vlorë

Lini një Përgjigje