TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Shtator 2023, 09:44

Vrasja e Saimir Jakut në 2016 në Rrëshen, prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Dorian Keqin

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e Saimir Jakut në 2016 në Rrëshen, prokuroria mbyll
Viktima Saimir Jaku dhe autori Dorian Keqi

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9-shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim.

40-vjeçari Dorjan Keqi i arrestuar rreth 1 vit më parë si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Energjisë Elektrike për Veriun Saimir Jaku, do të përballet në gjykatë me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet në lidhje me krimin e ndodhur me 9-shtator të vitit 2016 në një lokal në Rrëshen, dhe dosja penale me të pandehur 40-vjeçarin nga Kruja ka kaluar për gjykim.

Ashtu si dhe gjatë momentit të arrestimit, Dorjan Keqi ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por organi i akuzës pretendon se ka arritur të provojë bashkëpunim e tij në këtë krim, të të cilin mbeti i plagosur dhe një person tjetër që në atë momente po pinte kafe me Saimir Jakun.

40-vjeçari me banim në Krujë u arrestua në shtator të vitit 2022 nga Policia me urdhër të Prokurorisë së Lezhës. Ai u zbulua në bazë të gjurmëve të gishtave që kishte lënë te bidoni me benzinë që u gjet në vendin ku autorët kishin djegur makinën pas krimit.

Si ndodhi ngjarja?

Saimir Jaku, 33 vjeç, ish-Drejtor i Tensionit të Lartë për zonën e veriut, u vra me armë zjarri më 9 shtator 2016. Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri automatiku ndaj Jakut, i cili qëndronte në ambientin e jashtëm të një lokali në qytetin e Rrëshenit, vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë. Menjëherë pas krimit, autorët janë larguar nga vendngjarja me një mjet që ishte parkuar jo larg lokalit ku u krye edhe ekzekutimi.

Jaku ishte shkarkuar nga detyra vetëm një javë para ekzekutimit me armë zjarri. Vite më parë, ai ka qenë emigrant në disa shtete të ndryshme të Europës. Si pasojë e asaj ngjarje mbeti i plagosur edhe Gjergj Prenga, 50 vjeç, i cili ndodhej në tavolinë me viktimën në momentin kur ndodhi vrasja.

vrasja e saimir jakut

Lini një Përgjigje