TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 21:48

Qëlloi me grusht policin dhe mbeti i plagosur/ Kush është 26-vjeçari problematik, para 4 vitesh i mori armën nga brezi një efektivi

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me grusht policin dhe mbeti i plagosur/ Kush është

Zbardhet e shkuara e të riut që mbeti i plagosur me armë zjarri në Fier. Sipas informacioneve, Daniel Braçi është përplasur me një patrullë policie, e cila kishte bllokuar një rrugë në qendër të Fierit, pasi po zhvillohej një koncert. I iru ka dashur të kalojë me makinë, por efektivët nuk e kanë lejuar dhe ai ka qëlluar me grusht në fytyrë një prej tyre. Policia ka nxjerr armën duke plagosur në këmbë.

Por 26-vjeçari është një emër i njohur. Në vitin 2019 ai u përfshi në një ngjarje të ngjashme. Në shtator të vitit 2019, Braçi u arrestua pasi i mori armën nga brezi një oficeri të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapaj gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit.

Konflikti me hunj, thika, shkopinj bejsbolli, e deri tek përdorimi i armëve të zjarrit në 31 gusht në Fier, që më pas solli përplasjen e armatosur brenda ambienteve të spitalit, ndodhi si pasojë e një shikimi të shtrembër e të ftohtë mes Mili Monellarit dhe Donian Zhapaj, i cili ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij. Mili Monellari, i cili i ka ngulur sytë, por nuk kanë folur asnjë fjalë së bashku. Kur Doniani është kthyer në shtëpi, bashkë me babanë e tij Aleksandrin dhe vëllanë tjetër Aldo janë ulur për kafe. Gjatë kësaj kohe i ka telefonuar Mili Monellari, i cili i ka thënë për kafe. Doniani ka shkuar te një lokal me emrin “Darion”, ndërsa babait dhe vëllait nuk i ka treguar. Në lokal ka takuar Milin, ndërsa persona të tjerë qëndronin larg. Më pas aty është afruar një person me emrin Gazi Braçja, i cili i ka thënë që Mili është kunati i tij dhe çfarë kishte ai me të. Pasi deklaruesi, i ka sqaruar situatën, Gaz Braçja e ka sharë dhe e ka goditur me grusht në sup.

Deklaruesi nuk ka reaguar dhe është larguar nga lokali, duke shkuar tek babai i tij, Aleksandër, ku i ka pohuar se kishte bërë sherr me djemtë e Eqerem Braçes, ky i fundit një ish-zv/kryetar komune në Levan dhe person me precedentë penalë dhe lidhje të politike në qarkun e Fierit. Lindja e këtij konflikti, ka detyruar të dyja palët që të ritakohen sërisht, në një kafene e quajtur “4-A”. Por tashmë  palët në këtë takim me qëllim sqarimin e konfliktit kanë qënë rigrupuara dhe të pajisura me armë zjarri, thika, shkopinj bejsbolli, shkopinj e sende të ndryshme.

Në vend që diskutimi të shkonte në drejtimin për t'u sqaruar dhe shuar konfliktin, takimi ka shërbyer për ti hedhur akoma më tepër benzinë zjarrit, duke sjellë një përplasje mes dy grupeve, që më pas u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve brenda ambienteve të urgjencës spitalore të Fierit. Në këtë përplasje tre vëllezërit Zhapaj, kanë mbetur të dëmtuar. I dëmtuar ka mbetur me thikë në bark dhe Klajdi Lamaj ku ka filluar të bërtasë “ooo më ç’puan... më ç’puan...”, i cili i ka kërkuar ndihmë kamarierit të lokalit që t’i hiqte thikën që kishte në krahun e djathtë, në fund të barkut dhe kamarieri ia ka hequr thikën e ngulur.

Ndërsa Alekandër Zhapaj duke parë tre djemtë e tij të shtrirë në dyshemenë e lokalit dhe njërin prej tyre që bërtiste “...qëlloi se na vranë...”, ka qëlluar një herë të vetme me çiften që kishte marrë me vete, armë të cilën e disponon me leje. Kjo goditje me armë në ajër, ka sjellë largimin nga vendngjarja e grupit të drejtuar nga djemtë e Eqerem Braçes, duke e zhvendosur përleshjen këtë radhë me armë brenda ambienteve të urgjencës së spitalit të Fierit, çka solli ngritjen në këmbë të organeve shtetërore të ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Kjo pasi, arma që u përdor për të kryer krimin brenda në spital, ishte një automatik kallashnikov që mbahej në krahë nga efektivi i policisë së Fierit Arjan Memaj.

Daniel Braçi i mori armën nga brezi oficerit të patrullës së policisë dhe plagosi me të Aleksandër Zhapajn gjatë kohës që të dy po shoqëronin në spital të afërm të lënduar gjatë një sherri në një lokal në Levan të Fierit. Vëllai i Daniel Braçit, Gazmenti, i cili akuzohet për kundërshtimit të punonjësit të policisë, u la me masë “arrest shtëpie”. Masa e “arresti me burg” u dha për Aleksandër Zhapajn, i cili u plagos me armën e policit nga Daniel Braçe. Për djalin e Aleksandrit, Aldo Zhapaj u dha masë me “arrest shtëpie” me akuzë “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa Emigrant Zhapaj u la me masë sigurie “arrest me burg” për akuzën e “Vrasjes me dashje të mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Lini një Përgjigje