
Më pas 26-vjeçari ka dalë nga mjeti dhe ka goditur me grushte në fytyrë dhe gojë punonjësin e policisë.
Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në qendër të qytetit të Fierit, ku mbeti i plagosur një 26 vjeçar.
Sipas informacioneve mësohet se konflikti ka nisur për shkak se policët nuk kanë lejuar që 20-vjeçari të kalonte me mjetin e tij në një rrugë e cila ishte bllokuar për shkak të koncertit që mbahej në qendër të qytetit. Më pas 26-vjeçari ka dalë nga mjeti dhe ka goditur me grushte në fytyrë dhe gojë punonjësin e policisë.
Ndodhur në këto kushte efektivi me inicialet Sh.J është detyruar që të nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në këmbë, 26-vjeçarin për vetëmbrojtje. Pas konfliktit si 26-vjaçari ashtu dhe efektivi janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Efektivi më pas, me marrjen e ndihmës së parë është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Çështja është marrë në dorë nga AMP-ja, e cila në përfundim të hetimeve do të dalë me një njoftim për rastin.
“Fier/Informacion paraprak/ Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti. Shtetasi D. B, 26 vjeç duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.
Punonjësit e Policisë nuk e kanë lejuar të futet brenda perimetrit të sigurisë dhe në atë momentet shtetasi D. B., ka dalë nga automjeti dhe ka qëlluar me grushte në fytyrë duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në gojë. Inspektor Sh. J., në kushtet e vetëmbrojtjes ka qëlluar me armën e shërbimit duke e plagosur në këmbë shtetasin D. B.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë të cilët kanë dërguar menjëherë për në spital për ndihmë mjekësore shtetasin D. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë është shoqëruar në spital për ndihmë mjeksore dhe punonjësi i Policisë, shtetasi Sh. J. dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Të gjitha veprimet po kryhen nga Agjensia e Mbikëqyrjes Policore në drejtimin e Prokurorisë për shmangur konfliktin e interesit. Në përfundim të veprimeve hetimore, AMP do të japi informacion të zgjeruar në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.
Lini një Përgjigje