TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Dhjetor 2023, 21:30

Zbulohen emrat, ja kush janë efektivi që qëlloi me armë dhe i riu që mbeti i plagosur në Fier

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen emrat, ja kush janë efektivi që qëlloi me armë dhe

Zbulohen identitetet e efektivit dhe të riut që u përplasën sot në Fier.

Efektivi, i cili paraprakisht dyshohet se ka qëlluar në kushte vetëmbrojtjeje, është Shkëlqim Jahelezi, kurse 26-vjeçari, i plagosur është Daniel Braçi.

Policia njoftoi se rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Ish globi”, në qendër të qytetit të FIerit të planizuar me shërbim, shërbimet e Policisë kishin bllokuar një segment rrugor për zhvillimin e një koncerti.

Sakaq, Daniel Braçi duke drejtuar një automjet tip “Volkswagen” është afruar te punonjësit e Policisë dhe ka tentuar të futet në rrugën e bllokuar.  Ky i fundit e ka kundërshtuar por Braçi ka dalë nga makina dhe ka nisur ta qëllojë policin me grushte në fytyrë. Në atë moment efektivi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në këmbë, duke e plagosur.

 

Lini një Përgjigje