TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 16:15

Qëlloi me armë zjarri drejt lokalit të Fatjon Stakajt, arrestohet 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me armë zjarri drejt lokalit të Fatjon Stakajt, arrestohet

Policia e Kurbinit ka arrestuar, Gentjan Markajn, 33-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Markaj dyshohet se më datë 31 Korrik të këtij vitit, ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit të Fatjon Stakajt për motive të dobëta. Gentjan Markaj u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa sot u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim. 

Ndaj 33-vjeçarit, gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë më herët vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Kurbin, operacioni policor i koduar “Escape”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri shoqërore, që ishte shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit u kap në Fushë Kuqe dhe u vu në pranga shtetasi G. M., 33 vjeç, i cili dyshohet se më datë 31.07.2024, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit F. S, për motive të dobëta.

Për këtë ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar shtetasit G. M., masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje