TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Nëntor 2024, 15:33

Tre aksidente brenda pak orësh, policia: 6 të plagosur, mes tyre 1 fëmijë dhe 2 të moshuar

Shkruar nga Pamfleti

Tre aksidente brenda pak orësh, policia: 6 të plagosur, mes tyre 1

Tre aksidente janë shënuar në pak orë në qarkun e Elbasanit, ndërsa 6 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre një fëmijë dhe dy të moshuar.

Policia njoftoi sot se arrestoi në flagrancë 71-vjeçarin V. B., 71 vjeç, banues në Berat, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., 33 vjeç.

“Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjerë në këto automjete, të cilët janë në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Ngjarja e dytë ndodhi në fshatin Pishaj, Gramsh, ku automjeti me drejtues E. Sh., 40 vjeç, ka përplasur këmbësorin e moshuar Y. K., 69 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në aksin rrugor Elbasan-Peqin, automjeti me drejtues S. V., 24 vjeçe, ka aksidentuar lehtë një 14-vjeçar, këmbësor.

“Me drejtuesit e automjeteve, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për përcaktimin e rrethanave të aksidenteve”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje