
Dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën e GJKKO-së në kuadër të procesit “Plumbi i Artë” ka shkaktuar debate dhe replika mes tij dhe të pandehurve të tjerë.
I pandehuri Gentian Sharra ka deklaruar se ka pasur 13 biznese në atë kohë kur Dumani thotë se kanë kryer vjedhjet në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Gjatë dëshmisë së tij, Sharra i ka cilësuar intriga deklaratat e Dumanit në lidhje me aktivitetet kriminale.
Gentian Sharra: Nga 2012 e sot marr tendera dhe vazhdoj edhe sot. Tani i ka sekuestruar prokuroria. Jam taksapagues i rregullt. Kam pasur 13 biznese. Bar restorant, lloto, servis, pikë shumice. Në kohën kur zotëria thotë kemi bërë vjedhje bashkë unë kisha 13 biznese. Dumanin une e kam takuar tek lokali im. E kam njohur për njeri të sëmurë. Vëllai i këtij vinte e bënte biseda me Talo Celën. Unë nuk e di nga i monton këto intriga Nuredin Dumani e duke më veshur një imazh negativ. Në 2017, nëse shikoni deklarimet tek Tatim Taksat në Elbasan unë kisha 2 miliard e 430 mln lekë. Kisha 200 mln lekë divident. A ka logjikë që Gentian Sharra të shkonte në Berat të vidhte 2000 pound?
Debati
Avokati: A keni dashur ndonjëherë të vrisni Gentian Sharrën?
Dumani: Avokat, do shkojmë tek 2020-ta. Prit se jemi edhe më herët.
Avokati: A keni dashur ndonjëherë?
Dumani: Po të kisha dashur nuk do të ishte aty në kafaz.
Lini një Përgjigje