
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës ku një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimeve nga mediat italaine mësohet se i riu u përplas për vdekje nga një tren.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sytë e miqve të 19-vjeçarit. I riu po kalonte në anën tjetër ku u përplas nga treni. Mendohet se ai ndoshta nuk e pa trenin që po vinte në drejtim të tij ose ndoshta e pa nga larg dhe provoi të kalonte me idenë se mund t’ia dilte në kohë.
19-vjeçari italo-shqiptar humbi jetën menjëherë. Mjekët mbërritën në vendngjarje me një ambulancë dhe një makinë mjekësore, si dhe zjarrfikësit me dy automjete speciale të llojit që përdoren në rast aksidentesh hekurudhore. Zjarrfikësit u përballën me një skenë të tmerrshme, ata nxorën trupin plotësisht të coptuar nga treni.
Hetuesit po shqyrtojnë dëshmitë e miqve dhe imazhet nga kamerat e sigurisë së stacionit. Në atë kohë, duket se nuk kishte udhëtarë të tjerë që prisnin trenat në stacion. Vetëm ai grup i vogël miqsh që mesa duket u takuan në nënkalimin e stacionit.
Lini një Përgjigje