
Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në fshatin Gomsiqe. Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, gjatë të cilit, në të gjithë qarkun e Shkodrës, u zbuluan dhe asgjësuan gjithsej 1408 bimë të dyshuara cannabis sativa. Policia njofton se kontrollet vijojnë, ndërsa në zonën e Temalit janë evidentuar dhe asgjësuar mbi 1200 bimë të tjera, për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
"Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike", njofton policia.
Lini një Përgjigje