TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2025, 22:01

U kap kokainë dhe armë në automjet, arrestohet 22-vjeçarja shqiptare në Rodos

Shkruar nga Pamfleti

U kap kokainë dhe armë në automjet, arrestohet

Një 22-vjeçare shqiptare është arrestuar në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu, pasi është kapur me mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në valixhen e saj.

Sipas mediave greke, e reja shqiptare nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa policia po heton nëse pas saj fshihet ndonjë rrjetet i organizuar trafikantësh drogë.

Gjatë kontrollit, përveç 2.248 gramëve kokainë, oficerët sekuestruan edhe një pistoletë 9 mm, 49 fishekë si dhe 1.300 euro para cash.

22-vjeçarja ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të dalë paraditen e nesërme para Prokurorisë së Rodosit, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, hetimet e autoriteteve greke vijojnë për zbardhjen e rrjetit të trafikut dhe itinerarit të saktë që ndoqi droga, e cila kishte si destinacion ishullin turistik.

Lini një Përgjigje