
Një turist gjerman u godit mesditën e sotme nga helika e një gomoneje. Sipas Policisë së Vlorës drejtuesi i gomones, 27 vjeçari Krenar Velaj, ka qenë duke lundruar me gomone jashtë perimetrit të sigurisë, në rrugën detare e cila është për mjetet lundruese si ato te peshkimit por dhe ato turistike, ndërkohë që ishte pajisur me dokumentacion të rregullt.
Në pamjet e mëposhtme shihet momenti kur turistit mbahet prej krahu nga 27-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur ndërsa turisti gjerman ka qenë duke u zhytur larg perimetrit të sigurisë duke mos marrë dhe asnjë masë mbrojtese dhe për pasojë, helikat e gomones e kanë goditur në shpatull dhe këmbë.
Mësohet se turisti 47-vjeçar, me banim në Gjermani i është dhënë ndihma e parë nga vetë drejtuesi i gomones i cili e ka ndihmuar duke njoftuar dhe policinë kufitare e cila e ka shoqëruar turistin gjerman për në spitalin e Himarës dhe më pas me helikopter drejt Tiranës.
Lini një Përgjigje