Një turist gjerman u godit nga helika e një gomoneje në plazhin e Gjipesë.
Në lidhje me këtë incident burime bëjnë me dije se policia ka arrestuar Krenar Velaj, drejtuesin e gomones.
Ngjarja u regjistrua një ditë më parë ndërsa, turisti gjerman pësoi prerje në gjymtyrët e poshtme dhe në shtyllën kurriozore.
Fillimisht ishte drejtuesi i gomones ai që e nxori turistin në breg dhe më pas policia e transportoi në spitalin e Himarës, ku mori ndihmën e parë. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua me helikopter te Trauma në Tiranë.
Lini një Përgjigje