TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Qershor 2025, 08:23

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, i riu në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Pamfleti

Vetëplagoset me armë zjarri 35-vjeçari në Vlorë, i

Një 35-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte.

Arnaldo Matodashaj është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës. Blutë kanë sekuestruar pistoletën tip Glock, si provë materiale.

35-vjeçari rezulton me precedentë penal. Në 2023 ai ka rënë në prangat e policisë së bashku me dy shokët e tij pasi në makinë iu gjet një armë.

“Rreth orës 04:10, në lagjen “Pavarësia”, në apartamentin ku jetonte, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi A. M., 35 vjeç. Pas ndihmës së parë mjekësore, 35-vjeçari është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës.

Në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i armës së zjarrit, pistoletë tip Glock, e cila u gjet në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje", informoi sot policia.

Lini një Përgjigje