
Një sherr mes shqiptarëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku si pasojë është plagosur rëndë me armë zjarri një 51-vjeçar.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Andrea Kalemi. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Limani i Lakës në ishullin Paksi në detin Jon.
Sipas burimeve policore, ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy shtetasve shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte mbërritur posaçërisht nga Italia për t’u takuar me 51-vjeçarin.
Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë dhe qëlloi disa herë mbi viktimën, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Ai i dërgua në spitalin e Igumenicës në gjendje të rëndë, ndërsa policia po kërkon në ishull për të arrestuar autorin e dyshuar.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, por policia thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit dhe viktimës, ose edhe pista e hakmarrjes për ndonjë ngjarje më të hershme mes dy shqiptarëve.
Lini një Përgjigje