TAGS-AT E JAVËS

Kronike 9 Gusht 2023, 20:48

U dënua për kanabis, zbardhet dëshmia e shqiptarit para gjykatës në Britani: Kam nënën me kancer, më duheshin paratë

Shkruar nga Pamfleti

U dënua për kanabis, zbardhet dëshmia e shqiptarit para

Dy shqiptarë kanë dalë para gjykatës në Britaninë e Madhe një ditë më parë, pasi ndodhen në burg për prodhim dhe kultivim të lëndëve narkotike në një banesë në Great Yarmouth.

Elian Thana 27 vjeç dhe Silvio Sakaj 23 vjeç u zbuluan në një ndërtesë që ishte ngjitur me pronën ku u sekuestruan 515 rrënjë bimë kanabis si dhe 40 kg në proces tharje. 

“Të dy keni ëndërruar për prosperitet dhe sukses, por u futët në grackën e kriminelëve të sofistikuar që ju përdorën për të korrur prodhimin e tyre të drogës. Një “përrallë” shumë e njohur kjo“, u tha gjykatësi, John Hardy.

Avokati Ian James, tha në mbrojtje të klientit Sakaj se ai kishte ardhur në këtë vend në rrugë të paligjshme, pasi i kishin thënë se do të mund të fitonte shumë para duke punuar në industrinë e ndërtimit. Por Sakaj përfundoi me borxhe që duheshin shlyer.

Ndërkohë, nga ana tjetër autori pranoi se ajo që kishte bërë ishte e gabuar dhe kërkoi falje.

Avokati i Elian Thanës e mbrojti klientin e tij duke thënë se nëna e të riut 27 vjeçar ishte diagnostikuar së fundmi me kancer dhe se ai kishte ardhur me qëllimin që të gjente një punë të mirë për të kuruar nënën dhe për të mbështetur familjen e tij. Ai tha se klienti i tij, i pandehuri Elian Thana “nuk e kishte kuptuar se në çfarë situate po përfshihej”.

Të dy të rinjtë shqiptarë u dënuan me 8 muaj burg.

kanabis shqiptare britani deshmi

Lini një Përgjigje