
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fushë-Arrëz, ku një fëmijë 10 vjeçar është mbytur në rezervuarin e Iballës.
10-vjeçari i identifikuar si O.Kabeta dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasi ka rrëshqitur në pjesën e digës së rezervuarit. Sipas informacioneve paraprake fëmija ishte me prindërit duke mbledhur manaferra pranë rezervuarit.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Lini një Përgjigje