
Një person mbeti i plagosur me thikë në një lokal në Berat, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar të ngjarjes.
Sulmi me thikë ka ndodhur në lagjen “Çelepias”. Autori i dyshuar i krimit, Asllan Fatiu, ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me thikë në bark një shtetas 85-vjeçar.
I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.
"Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.
Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar", njoftoi Policia.
Lini një Përgjigje