TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2025, 14:39

Me fara kanabisi në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Krujë; ku e kishte fshehur drogën

Shkruar nga Pamfleti

Me fara kanabisi në makinë, arrestohet 26-vjeçari në

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Krujë. Policia bën me dije se gjatë kontrollit fizik në automjetin e tij, u gjetën 1890 fara narkotike, që dyshohet se do të përdoreshin me qëllim kultivimi.

Blutë informojns se farat u gjetën në kofanonin e automjetit.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 1890 fara narkotike dhe pajisje për kultivimin e kanabisit, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vieç, banues në Krujë.

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje