
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Kamzës. Paraprakisht bëhet me dije se në sallën operative të policisë së Tiranës ka mbërritur një telefonatë për një konflikt, ku ka pasur edhe të shtëna me armë.
Ndërkohë policia ka rrethuar një automjet që ka dëmtim në xhamin e parë dhe po kryhen verifikime nëse ka dëmtim nga plumbi apo sende të tjera.
Ndërkohë nga policia është në kërkim të një makine te dytë tip ML ngjyrë të bardhë që dyshohet se është përfshirë në ngjarje.
“Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.
Lini një Përgjigje