
24-vjeçari Blerim Muja nga Kukësi është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap me një armë zjarri, pistoletë.
Sipas policisë, dyshohet se i riu do ta shiste në Tiranë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 23-vjeçar për moskallëzim krimi.
“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.
Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje