TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Mars 2025, 22:49

Ruante plantacionin me 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti

Ruante plantacionin me 1 mijë rrënjë kanabis, arrestohet

Autoritetet belge kanë zbuluar një shtëpi bari në qendër të Willebroek në Belgjikë që ruhej nga një shqiptar.

Mësohet se plantacioni i marijuanës ndodhej në një ndërtesë në Louis De Naeyerplein në Willebroek.

“Kërkimi ishte pjesë e një hetimi në vazhdim. Gjatë bastisjes, hetuesit gjetën një plantacion aktiv marijuane me afërsisht 1000 bimë”, tha Kato Belmans nga zyra e prokurorit publik të Antwerp.

Në vendngjarje policia ka gjetur një 31-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua, ndërsa më vonë atë mbrëmje, policia në Bruksel gjeti pronarin 41-vjeçar të ndërtesës, që u arrestua gjithashtu.

Lini një Përgjigje