TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Mars 2025, 12:14

Erdhën nga Anglia dhe kthyen vilën në Laknas në shtëpi bari, gjykata lë në burg dy vëllezërit 

Shkruar nga Pamfleti

Erdhën nga Anglia dhe kthyen vilën në Laknas në shtëpi

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Fatmir Matraxhi, të cilët kishin kthyer një banesë në Laknas në shtëpi bari si dhe punonjësin e OSHEE-së Endrit Paja.

Rezulton se dy vëllezërit ishin kthyer nga Anglia, dhe katin e dytë të banesës e kishin përshtatur për kultivimin masiv të bimëve narkotike të kanabis sativa.

Pajisje të posaçme u gjetën të instaluara në ambientin e brendshëm të objektit për të krijuar kushte të kultivimit të drogës, teksa bimët e gjetura dhe sekuestruara ishin në fazë të avancuar të zhvillimit të tyre si dhe një sasi droge të paketuar gati për nxjerrjen e saj në treg.

Bashkë me vëllezërit në pranga përfundoi edhe shtetasi Endrit Paja, punonjës i OSHEE për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ai dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Vëllezërit sipas të dhënave hetimore, kishin instaluar edhe bokse muzike, për të shmangur zhurmat që vinin nga brenda objektit si rrjedhojë e pajisjeve që i shërbenin kultivimit të drogës si dhe aspirator për të larguar aromën. Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike kanabis sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Lini një Përgjigje