TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Maj 2026, 10:28

Plagosja në Tiranë, kush është 34-vjeçari i skeduar nga policia; nga trafiku i emigrantëve te konfliktet me armë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Tiranë, kush është 34-vjeçari i skeduar
Juxhin Hamajezi

Plagosja e 34-vjeçarit Juxhin Hamajezi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa ai rezulton emër i njohur për policinë pas atentatit të vitit 2018 dhe arrestimit për trafik emigrantësh.

Zbardhen detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e 34-vjeçarit Juxhin Hamajezi, e ndodhur pak para mesnatës në Tiranë.

Bëhet me dije se Hamajezi ka deklaruar para grupit hetimor se ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit. Ai u paraqit rreth orës 23:55 në spital me një plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetimeve paraprake, plagosja ndodhi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku dyshohet se një konflikt për motive të dobëta degradoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Sakaq, emri i Juxhin Hamajesit nuk është i panjohur për policinë. 34-vjeçari ka mbetur i plagosur edhe në vitin 2018, pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në lokalin “Enea”, në zonën e Kinostudios. Në atë atentat ai arriti të mbijetojë, megjithëse mbeti i plagosur.

Po ashtu, Hamajezi rezulton të jetë arrestuar nga komisariati nr.4 në qershor të vitit 2021, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Pogradecit për trafikim klandestinësh.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë.

"Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si ndodhi plagosja në vitin 2018?

Përplasja me armë ndodhi më 27 qershor të vitit 2018 në zonën e Kinostudios në Tiranë, ku shënjestër e atentatit ishin vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, atëherë 36 dhe 24 vjeç. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe Ibrahim Durollari, 28 vjeç.

Sipas të dhënave asokohe, dy persona të veshur me të zeza dhe me kapuç iu afruan vëllezërve dhe hapën zjarr në drejtim të tyre, duke qëlluar rreth 20 herë me armë zjarri. Pas atentatit, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia i identifikoi dhe i shpalli në kërkim.

Hetimet e grupit hetimor u përqendruan te konfliktet për territorin e shpërndarjes së drogës, pistë që konsiderohej kryesore edhe për shkak të përplasjeve të mëhershme mes grupeve rivale.

Megjithatë, pas plagosjes, Rivelino dhe Juxhin Mumajesi zbatuan atë që njihet si “kodi i heshtjes”. Në dëshmitë e tyre ata deklaruan se nuk i njihnin autorët dhe nuk kishin dijeni mbi motivet e sulmit.

Burime hetimore bënin me dije se dy vëllezërit kishin pasur edhe më herët përplasje me armë me Eduard Dukën, çka forcoi dyshimet për konflikte të lidhura me aktivitetin kriminal dhe pazaret e drogës.

Lini një Përgjigje