
Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pas një konflikti të dyshuar për motive të dobëta.
Sipas policisë, bëhet me dije se rreth orës 23:55 është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi Juxhin Hamajezi, i cili kishte marrë një plagë në këmbë. Raportohet se, 34-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku dyshohet se pas një konflikti të çastit është përdorur armë zjarri.
Policia dhe Prokuroria e Tiranës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të përfshirë.
Deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi shkaqet që çuan në konflikt.
“Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje