TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2026, 22:27

"U ekzekutua për 500 euro nga grupi i Kamberit", gazetari rrëfen detaje nga vrasja e parukierit në Itali

Shkruar nga Pamfleti
"U ekzekutua për 500 euro nga grupi i Kamberit", gazetari
Viktima

Gazetari Xhevahir Zhabina ka zbuluar detaje të reja mbi operacionin e përbashkët mes SPAK dhe antimafias italiane, që çoi në goditjen e një grupi kriminal italo-shqiptar të përfshirë në trafik droge, pastrim parash dhe një vrasje mafioze në Itali.

I ftuar në "Euronews Albania", Zhabina deklaroi se grupi, i drejtuar sipas hetimeve nga shqiptari Igli Kamberi, dyshohet se ka organizuar ekzekutimin e një shtetasi italian në vitin 2025, i cili punonte si parukier, por dyshohej si shpërndarës droge në zonën e kontrolluar nga grupi.

“Këtij grupi kriminal i atribuohet edhe vrasja e një italiani, që dyshohet se ishte shpërndarës në zonën që kontrollohej nga Igli Kamberi në zonën e Pulias. Dyshohet se parukieri është vrarë për një shumë prej 500 eurosh", deklaroi ai.

Sipas gazetarit, mënyra e ekzekutimit ishte tipike mafioze dhe ngjante me metodat e përdorura nga mafia italiane në vitet ’90.

“Është vrarë në mënyrë makabre, është qëlluar 5 herë me pistoletë dhe është djegur mes gomave për ta karbonizuar, një vrasje e përdorur nga mafia italiane në vitet ’90. Kanë qenë një sërë operacionesh ndër vite, kemi një strukturë të përbashkët me autoritetet italiane dhe veprimet kryesore hetimore janë zhvilluar nga italianët”, u shpreh Zhabina.

Gazetari shton gjithashtu se në kuadër të operacionit janë lëshuar 15 masa sigurie, 10 në Shqipëri dhe 5 në Itali.

“Janë 15 masa sigurie, 10 janë në Tiranë dhe 5 në Itali, mes tyre Ergys Kastrati që është arrestuar bashkë me gruan, një grua tjetër dhe 2 shoferë. Ai ishte në rolin e pritësit të parave, ndërsa janë sekuestruar edhe 4 kompani që përdoreshin për të pastruar paratë”, përfundoi ai.

xhevahir zhabina detaje vrasje spak operacion igli kamberi

Lini një Përgjigje