
Policia ka reaguar lidhur me aksidentin fatal që ndodhi pasditën e sotme në zonën e njohur si “Gryka e Kaçanikut” në Tiranë, ndërsa janë zbardhur edhe identitetet e personave të përfshirë.
Viktima është 21-vjeçari Denis Gaxha, i cili drejtonte motorin që u përplas me automjetin e drejtuar nga Azem Marku, 52 vjeç.
Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 15:15, ndërsa përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, Azem Marku, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje