Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, në afërsi të fshatit Lumalas.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, raportohet se nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore.
Deri më tani nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ky nuk është rasti i vetëm i aksidenteve të regjistruara gjatë ditës së sotme në vend. Më herët, një 21-vjeçar humbi jetën në Tiranë pas përplasjes së motorit me një automjet në zonën e “Grykës së Kaçanikut” ku humbi jetën drejtuesi i motorit.
Një tjetër aksident rrugor u regjistrua edhe në aksin Lezhë–Shkodër ditën e sotme pranë fshatit Gocaj, ku një motor goditi nga pas një automjet. Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur drejtuesi i motorit, i cili u transportua në Spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu, opinioni publik vijon të jetë i tronditur edhe nga aksidenti tragjik në Elbasan, ku regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje 7-vjeçarin Algit Samurri, teksa i mituri po shkonte në shkollë me nënën e tij.
Lini një Përgjigje