TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2026, 16:02

Aksident i rëndë në Kamëz, "Audi" përplas për vdekje të riun me motor

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Kamëz, "Audi" përplas
Pamje ilustruese

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Kamzës, pranë “Univers City”.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet tip “Audi” është përplasur me një motor, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të motorit.

Përplasja ka rezultuar fatale për të riun, 21 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë, shoferi i automjetit, 53 vjeç, është arrestuar nga policia.

Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekje brenda pak orësh, pas ngjarjes tragjike në Elbasan, ku regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje një 7-vjeçar.

Lini një Përgjigje