TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Maj 2026, 16:30

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Prokuroria kërkon “burg pa afat” për regjisorin Petri Bozo

Shkruar nga Pamfleti
Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, Prokuroria
Petri Bozo

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masën e sigurisë “burg pa afat” për regjisorin Petri Bozo, i cili aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin Algit Samurri në fshatin Mengël.

Ngjarja tragjike ndodhi teksa i mituri po shkonte në shkollë i shoqëruar nga nëna e tij, kur u përplas nga automjeti që drejtohej nga Bozo.

Pas hetimeve paraprake, organi i akuzës i është drejtuar gjykatës me kërkesën për caktimin e masës më të rëndë të sigurisë ndaj regjisorit.

Aksidenti shkaktoi reagime të forta në opinionin publik, ndërsa familjarët e të miturit kërkojnë drejtësi për humbjen tragjike të 7-vjeçarit.

Në dëshminë e parë dhënë në polici Bozdo deklaroi se sipas tij, ai ka qenë me shpejtësi të ulët.

“Kam qenë me shpejtësi të ulët për shkak të kufizuesit të shpejtësisë, ‘policit të shtrirë’ në rrugë. Kam përshëndetur një oficer policie që ndodhej aty. Më pas kam goditur një objekt. Nuk e kam parë çfarë ka qenë, kam tentuar të devijoj kur ndjej përplasjen. Kur kam dalë kam parë fëmijën”, tha ai në dëshmi.

Petri Bozo dyshohet se ka qenë me shpejtësi tej normale të lejuara në rrugën ku po kalonte, ku kishte edhe viza të bardha dhe "policë të shtrirë".

"Blutë" e arrestuan për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. 

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, pasi kishin lënë vajzën në shkollë, nëna dhe djali po drejtoheshin drejt një dyqani pranë saj. Në ato momente, dyshohet se 7-vjeçari i është shkëputur nga dora së ëmës dhe është përplasur nga automjeti që drejtohej nga regjisori Bozo.

prokuroria elbasan burg pa afat petri bozo

1 Komente

  1. Q
    Qytetari 26 maj 2026

    Regjizori Petri Bozgo paska qënë një "PALAÇO" I FSHEHUR QË NUK E PASKEMI DITUR. SI NUK I KËKOI NJË FALJE PUBLIKE FAMILJES SË FËMIJËS QË SHTYPI ME MAKINË. LE TË MARË DËNIMIN MAKSIMAL NGA GJYKATA.

    Lini një Përgjigje